Insajderi
Lajme

FSK evakuon dy familje të ngujuara në Xërxë

Insajderi
07 January 2026 - 16:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSK evakuon dy familje të ngujuara në Xërxë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Rahovecit, ka njoftuar se ditën e sotme, bashkë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë evakuuar dy familje në fshatin Xërxë, për shkak të vërshimeve si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Për gjendjen shëndetësore të personave janë kujdes edhe stafi i QKMF’së në Rahovec.

Postimi:

Reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunën e Rahovecit, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre.

Bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot u realizua evakuimi i dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara.

Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark