×
  • Lajme
  • Insajderi

    FSK: I vrari në rastin e mbrëmshëm nuk është pjesëtar i joni, i plagosuri po

    Insajderi
    05 August 2023 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se personi që ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra mbrëmë në lokalin Bon Vivant, nuk ka qenë pjesëtar  i saj.

    “Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmshëm, se i vrari është pjesëtar i FSK-së, nuk janë të vërteta”, thuhet në njoftim.

    Njëri ndër të plagosurit, Hysi Geci është thënë të jetë pjesëtar i FSK-së.

    “Sipas informacioneve zyrtare, në këtë ngjarje ishte i përfshirë edhe një pjesëtar i FSK-së”, thuhet tutje.

    Ndëkaq në një prononcim për Klan Kosovën, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla ka thënë që asnjëri nga të lartëpërmendurit nuk është pjesë e FSK-së.

    “Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, ka deklaruar Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark