×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    FSK-ja i del në ndihmë qytetarëve të Pejës pas vërshimeve

    Insajderi
    25 June 2023 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë dalë në terren për t’i ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve.

    Një gjë e tillë është njoftuar nga vetë FSK-ja, teksa thuhet se anëtarët e forcës së sigurisë po punojnë që ta kthejnë situatën në normalitet.

    “Që nga  nata e mbrëmshme ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Garda Kombëtare, Operacionet Speciale, Forcave Tokësore janë duke marrë pjesë në operaconin në ndihmë popullatës në rajonin e Pejës që u godit nga një stuhi ku për pasojë pati viktima dhe shumë dëme në infrastrukturë kritike, rrugë, rrymë, ujë të pijes e shtëpi banimi, pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale”, thuhet në njoftim.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me kapacitetet e saj”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark