Vetëm në 24 orët e fundit, njësiti i deminimit i Forcës së Sigurisë së Kosova ka qenë e angazhuar në tri raste të ndryshme për të tërhequr mjete të dyshuar të pashpërthyera.
Një rast ka ndodhur në fshatin Pasajan të Parteshit, ku një qytetar serb ka njoftuar se një lumi ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në këtë rast, FSK ka qenë e ndihmuar edhe nga KFOR-i.
Rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Grashtëicë të Komunës së Prishtinës ku njoftohet se FSK ka tërhequr nje mjet shpërthyes pa ndonjë incident.
Kurse, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, gjatë kontrollit për armë pa leje në një pronë, është gjetur dhe një granatë dore A-6 e cila është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga ana e njësitit për deminim të FSK.
Policia në 24 orët e fundit ka njoftuar se ka arrestuar 21 persona ndërsa janë shënuar 20 aksidente trafiku./Insajderi.com