Insajderi
Lajme

FSK nesër hap dyert për qytetarët

Insajderi
26 November 2025 - 23:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSK nesër hap dyert për qytetarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Forca e Sigurisë së Kosovës organizon të enjten “Ditën e Forcës – Ditë e Hapur”.

Bëhet e ditur se në kuadër të këtij organizimi në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasadorë.

“Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan”.

“Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në një njoftim të kësaj force


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark