Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që synon forcimin e ndërveprueshmërisë dhe sigurisë në komunikim mes dy vendeve.
Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se Kosova është partneri i 33-të që i bashkohet kësaj marrëveshjeje, e cila përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik mes dy shteteve.
Marrëveshja është firmosur nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe gjenerali amerikan John Philips.
“Një hap i madh përpara për t’i bërë dy kombet tona më të forta dhe më të sigurta. Urime FSK-së!”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.