Insajderi
Lajme

FSK përmbyll dy kurse të avancuara me Ushtrinë Amerikane në Ferizaj

Insajderi
18 October 2025 - 21:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSK përmbyll dy kurse të avancuara me Ushtrinë Amerikane në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj janë përmbyllur me sukses “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit”, të zhvilluara nga ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve .

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njëra ndër qëllimet e Kursit të Stafit të Betejës ishte zhvillimi profesional i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj (KDS) përfunduan “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit” të organizuar dhe realizuar nga Ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve (SATMO).

Kursi i Stafit të Betejës ka mision kryesor zhvillimin Nënoficerëve të Stafit të FSK-së në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), zhvillimi i sinkronizimit të stafit në funksionet luftuese dhe avancimi i proceseve të komandimit dhe kontrollit për operacionet në nivel batalioni dhe brigade.

Ndërsa “Kursi për Rreshter të Drillit” ka për qëllim të trajnojë dhe përgatisë pjesëtarë për instruktorë të drillit efektiv të cilët do jenë përgjegjës për transformimin e rekrutëve të rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të përgatitur dhe të aftë në taktika.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark