Insajderi
Biznes

Ftesë për aplikim për marrje të pronave me qira

Insajderi
27 September 2023 - 16:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ftesë për aplikim për marrje të pronave me qira
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ftoheni që të aplikoni për marrje në shfrytëzim me qira të lokaleve afariste, depove dhe garazhave pronë e Ndërmarrjes Publike Banesore, SH.A. Prishtinë. Pronat e poshtë shënuara ipen në shfytëzim me qira personave juridik, përveç garazhave të cilat mund t’u ipen në shfrytëzim edhe personave fizik.

 Pasuritë komerciale të cilat ipen me qira:

Nr. Adresa Sipërfaqja Çmimi €/m2 (pa TVSH)
1 Lokali 2/6a, rr. “Lidhja e Prizrenit” (Afer tregut të gjelbert) 15.24 m2 11
2 Lokali 2/7, rr. “Lidhja e Prizrenit” (Afer tregut të gjelbert) 30.08 m2 11
3 Lokali 2/11, rr. “Lidhja e Prizrenit” (Afer tregut të gjelbert) 17.50 m2 10
4 Lokali 6/29, rr. “Adrian Krasniqi” (Tek ambasada e Zvicrres) 21.95 m2 10
5 Lokali 11/35, Lagja “Bregu Diellit” – (Qendra tregtare) 4.75 m2 7
6 Garazha 15/1 rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) 16.73 m2 2
7 Lokali 15/3, rr. ‘Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) 15.88 m2 4
8 Lokali 15/5, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) 12.65 m2 4
9 Lokali 15/7, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) 18.88 m2 4
10 Lokali 15/8, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) 19.62 m2 4
11 Lokali 15/10, rr. “Xhavit Mitrovica” (Afer parkut të qytetit) 16.73 m2 4
12 Lokali 17/8, rr. “Andre Gropa” (Përball inspektoriatit të punës) 21.50 m2 8
13 Lokali 22/51a, rr. “Agim Ramadani” (Mbrapa galeris së arteve) 22/11 m2 11
14 Lokali 22/98, rr. “Agim Ramadani” (Mbrapa galeris së arteve) 21.44 m2 8
15 Depoja 24/1, rr. “Eqrem Qabej” (Afer fakultetit filologjik) 118.00 m2 1.5
16 Lokali 33, rr. “Mbreti Justin” (Afer katedrales) 25.30 m2 10

 Përveç çmimit bazë, qiramarrësi do të paguaj TVSH-në, shërbimet e mirëmbajtjes dhe obligimet komunale.

Periudha e Qiradhënies është minimum 1 vit, me mundësi vazhdimi.

Qiramarrësi është i obliguar që para nënshkrimit të kontratës me qiradhënësin, të bëjë sigurimin e kontratës së qirasë për gjashtë muaj më gjatë se vetë kontrata, në shumë prej tri qirave mujore neto.

Parametrat që do të shërbejnë për përzgjedhjen e aplikuesëve:

  1. Lloji i veprimtarisë më të volitshëm;
  2. Sektori investues;
  3. Numri i të punësuarve nga investimi;
  4. Plani/ Përshkrimi i Biznesit;
  5. Kohëzgjatja e veprimtarisë së biznesit;
  6. Vendi i veprimtarisë së biznesit;

Aplikuesi duhet t’i dorëzoi këto dokumeta:

  1. Aplikacionin për marrjen e pasurive komerciale me qira (mund ta merrni në hapësirat e NPB-së);
  2. Kopjen e certifikatës së regjistrimit të të shoqërisë tregtare apo biznesit individual pranë ARBK-aë.
  3. Kopjen e certifikatës së TVSH-së nëse biznesi është deklarues i TVSH-së;
  4. Kopjen e certifikatës Fiskale;
  5. Numrin e xhirollogarisë bankare të biznesit apo pronarit të biznesit të nënshkruar dhe vulosur nga banka.
  6. Plani/ Përshkrimi i Biznesit;
  7. Kopjen e një dokumenti identifikues të pronarit ose të përfaqësuesit ligjor të biznesit;
  8. Çertifikatën e solvencës së biznesit të lëshuar nga Gjykata jo më të vjetër se 6 muaj.
  9. Vërtetimin nga ATK-ja për pagesën e obligimeve tatimore, (personi duhet të jetë i regjistruar në ATK dhe të mos ketë borxhe tatimore);
  10. Fletëpagesën  për aplikim.
  11. Për aplikuesit të cilët aplikojnë për marrjen në shfrytëzim me qira të garazhave duhet që ti sjellin dokumentat sipas pikave: 1, 5, 7, 10.
  12. Aplikacioni duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: emri i aplikuesit, nr. intern i patundshmërisë dhe kontaktet e aplikuesit (emaili dhe nr. i telefonit).

Tarifa e aplikimit: 10 € (Euro). Kont: BPB: 130 000 150 000 886 4. BKT: 190 946 698 103 119 4, NLB: 170 020 000 000 035 1.

Aplikacionet nuk do të merren parasysh nëse:

  1. Aplikuesi tashmë e ka një pasuri komerciale me qira nga Ndërmarrja Publike Banesore SH.A.Prishtinë.
  2. Aplikuesi ka pasur një pasuri komerciale me qira nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe nuk i është përmbajtur kontratës së qirasë ose ka obligime ndaj Ndërmarrjes;
  3. Nëse aplikohet për bizneset veprimtaria e të cilave është e ndaluar me ligj në hapësirat përkatëse;
  4. Nëse aplikacioni nuk i përmban të gjitha dokumentet e kërkuara;
  5. Nëse aplikacioni arrinë pas datës së skadimit të afatit të publikimit të shpalljes.

Personat të cilët duan t’i vizitojnë lokalet me praninë e zyrtarëve të NPB-së, si dhe të kenë qasje në hapësirat e brendshme të tyre, këtë mund ta bëjnë me datën dhe orarin si në vijim:

 

Numri i lokalit (sipas renditjes në tabelë)

 

Data

 

Periudha kohore

1, 2, 3, 12, 04.10.2023 09:00 – 11:00
4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11 04.10.2023 13:00 – 15:00
13, 14, 05.10.2023 09:00 – 11:00
15, 16, 05.10.2023 13:00 – 15:00

Afati për aplikim është i hapur nga data 27.10.2023 deri më date 11.10.2023

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore-SH.A. në Prishtinë, rruga  “Zija Shemsiu” nr. 22, lagja, “Ulpiana” –  Prishtinë.

Artikull i Sponsorizuar*


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark