Insajderi
Lajme

Ftohet nga prokuroria e Kosovës për krime lufte, ish-gjenerali serb thotë se dikush e tradhtoi në Beograd

Insajderi
02 August 2026 - 21:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ftohet nga prokuroria e Kosovës për krime lufte, ish-gjenerali serb thotë se dikush e tradhtoi në Beograd
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjenerali në pension i Ushtrisë së Serbisë, Stojan Stojanoviq, është thirrur sërish për t’u paraqitur në lidhje me një procedurë për krime lufte, ndërsa ai pretendon se të dhënat e tij personale i janë dorëzuar institucioneve të drejtësisë në Kosovë nga dikush brenda aparatit shtetëror serb.

Sipas deklaratave të tij, ai dyshon se dikush nga strukturat shtetërore ka siguruar adresën dhe të dhënat e tij, të cilat më pas kanë përfunduar te autoritetet gjyqësore të Kosovës.

“Dikush nga aparati shtetëror ua ka dhënë të dhënat e mia drejtësisë në Prishtinë”, ka deklaruar Stojanoviq, duke ngritur dyshime se informacionet për ish-pjesëtarët e forcave serbe po kalojnë nga institucionet në Serbi drejt autoriteteve kosovare, shkruan kossev.

Çështja e mënyrës se si ftesat gjyqësore nga autoritetet e Kosovës kanë arritur në adresat e ish-pjesëtarëve të forcave serbe ka shkaktuar debat në Serbi.

Autoritetet postare serbe kanë deklaruar se dërgesat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kalojnë përmes qendrave ndërkombëtare të shkëmbimit postar dhe jo përmes një kanali të drejtpërdrejtë mes dy administratave.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark