×
  • Sport
  • Sport

    Dy ndeshje derbi, Prishtina pret “trenin e fundit”

    Insajderi
    04 March 2016 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në javën e 19-të të elitës së futbollit kosovar do të zhvillohen ndeshje mjaft interesante për kreun e tabelës dhe jo vetëm, pasi edhe ndeshjet e skuadrave që janë në fundin e saj pritet të sjellin ndeshje shumë të luftuara.

    Ferronikeli si kryesues e pret Llapin në Drenas, në një ndeshje që mund të bëjë ndryshim në kreun e tabelës, pasi të dyja ekipet i ndajnë vetëm një pikë.

    Prishtina këtë fundjavë duhet të “kap” trenin e fundin, nëse dëshiron të futet në garë për kreun e tabelës, teksa të njëjten gjë e synon edhe Drita e cila ka kaluar në një krizë gjatë këtij sezoni si mysafir, por jo edhe para shikuesve të saj ku ka treguar paraqitje të mira.

    Të dielen sfida në mes të Gjilanit dhe Besës “servon” para publikut kosovar një ndeshje mjaft interesante, me dy skuadra që luajnë futboll cilësor. Gjilani më taktik dhe pragmatist, ndërsa Besa me lojën e saj ofenzive që e ka shfaqur gjatë tërë sezonit.

    lojerat

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark