Insajderi
Lajme

Fundjavë e ftohtë në Kosovë temperaturat më të larta, 12 gradë

Insajderi
21 November 2025 - 15:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fundjavë e ftohtë në Kosovë temperaturat më të larta, 12 gradë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se çfarë moti do të mbajë përgjatë dy ditëve të fundjavës.

Bazuar në njoftimin e IHMK-së, të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, njëjtë edhe të dielën,

Temperaturat parashihen të lëvizin nga 0 deri në 12 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare”.

“Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Për shkak të uljes së temperaturave në viset malore parashihet të bie borë. Reshjet e borës mund të përhapen edhe në disa zona mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark