Sara dhe Driloni janë larguar nga banorët e tjerë teksa diskutonin për ngjarjet në shtëpi.
Temë diskutimi mes tyre ishin Leo e Lela teksa të dy ishin të pajtimit se kjo e fundit mund të lë shtëpinë të premten.
Mes tjerash, Sara i tha Drilonit se ka funksionuar plani për të mos folur me njëri-tjetrin dhe për t’i bindur banorët se raporti i tyre është ftohur.
“Funksionoi që nuk kemi ndenjur bashkë, iu bë qejfi që s’kemi ndenjur bashkë e edhe dje që u zumë funksionoi”, u shpreh Sara.
Ndërkohë që Driloni u shpreh se kjo do të vazhdojë, ‘këqyrim tash se çka po bëjmë, do t’i kallim krejt këtu’.
Sara, mes tjerash, i kërkoi Drilonit që të mos i besojë Gjestit.