×
  • Lajme
  • Insajderi

    Furnizuan Spitalin e Prizrenit me oksigjen të palicensuar – Kompania tregon se sa herë mbushi bombolat e spitaleve

    Insajderi
    22 November 2020 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Lindi” nuk figuron si kompani e licencuar për furnizim me oksigjen medicional.

    Emisioni i plotë:

    Megjithatë, kjo kompania për InDoks ka pranuar se ka furnizuar  mbi 10 herë Spitalin e Prizrenit me oksigjen të palicensuar. Edhe pse nuk ka licencë për oksigjen medicional, megjithatë në faqen e tyre në internet kanë shkruar që ofrojnë edhe oksigjen medicional. Ata kanë një shpjegim se pse furnizuan me oksigjen spitalet edhe pa pasur licencë.

    Emisioni i plotë

    “Licencë për momentin nuk kemi jemi gati në licensë është bërë kërkesa për licensim që nga viti 2014 dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje deri para një jave. Para një jave është përgjigja po është afër veç kur të lëshohet licencsimi. I kemi ceritfikata edhe oksigjeni importohet si oksigjen medicional. Oksigjeni vjen prej një firme që prodhohet në Itali është “Sol Shpk”, prodhohet në Itali vjen në Maqedoni dhe pastaj vjen në Kosovës. Siç tregova vjen me certifikatë se është oksigjen mediacional. Për mbushje s’po di sa herë i kemi mbush po përafërsisht  10-15 herë i kemi mbush bombolat”, ka thënë Arianit Hoxha nga kjo kompani/InsajderiInDoks

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark