×
  • Lajme
  • Lajme

    Fushata anti-Hashim Thaçi në Drenicë

    Insajderi
    13 February 2016 - 09:12

    Një fushatë kundër Hashim Thacit ka shpërthyer në rajonin e tij, në Drenicë në prag të zgjedhjes president.

    Grafite të ndryshme janë duke u shkruar në Skenderaj e Drenas me anë të së cilave po i shtrojnë pyetje se “ku janë shokët e tij të luftës”.

    Këto grafite flasin për një thyerje në mes të kryetarit të PDK-së, Thaçi dhe bashkëpartiakëve të tij të dënuar për krime lufte dhe krime tjera.

    Mbrëmë në Drenas janë shkruar grafite: “Hashim… Ku janë vellezrit Ramadani, Demaku, Kiqina?” Vëllezërit Burim e Arsim Ramadani dhe ata Kiqina janë të dënuar me një shekull burgim për vrasjen e Hamzë Hajrës dhe familjes së tij pas luftës. Mes të vrarëve ka pasur edhe fëmijë. Ky rast i gjykuar në të gjitha nivelet, është provuar të rihapet nëpërmjet Kuvendit të Kosovës. Ishte iniciuar nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci. Debati ishte ndalur në Kuvend me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, raporton Insajderi.

    hashim2

    Grafite tjera në Drenas janë shfaqur me pyetje të njëjtë edhe për vëllezërit Demaku të dënuar për krime lufte në “Grupin e Drenicës”.

    “Hashim ku janë vëllezërit Demaku”?

    Vëllezërit Fadil, Nexhat, Jahir dhe Zeqir Demaku janë të dënuar për krime lufte nga shkalla e parë.  Të dënuar në këtë grup janë edhe Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku, dy nga krerët më të lartë të UÇK-së./Insajderi.com

     

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark