Turi i ri i dëgjimit të ekspertëve që e ka nisur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, nuk po i lë kohë të mjaftueshme ta udhëheqë institucionin më të lartë ligjvënës – Kuvendin e Kosovës.
Planifikimi i tij për t’u takuar me ekspertët, ka bërë që ai të mos e udhëheqë mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.
“Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, takon ekspertë të fushës së ekonomisë në qytetin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Por Veseli i ka pesë zëvendës të pozitës së kryetarit të Kuvendit. Kjo ia lehtëson punën. Mbledhjen e sotme e drejtoi nënkryetari Xhavit Haliti nga PDK-ja./Insajderi.com