Fushata për Ngritjen e Vetëdijes për Kancerin e Gjirit që po bashkon vajzat dhe gratë e suksesshme të Kosovës - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Fushata për Ngritjen e Vetëdijes për Kancerin e Gjirit që po bashkon vajzat dhe gratë e suksesshme të Kosovës

    Insajderi
    31 October 2020 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa i afrohemi fundit të muajit që shënon ngritjen e vetëdijes ndaj kancerit të gjirit, në rrjete sociale u bë virale fushata ‘Think Breast Cancer Awareness’ ku personalitete dhe gra të suksesshme si aktorja Adriana Matoshi, producentja Xheraldina Vula, këngëtarja Dafina Zeqiri, Diona Fona, Agnesa Vuthaj, Learta Jakupi, Argjira Spanca, dhe shumë emra e personalitete të tjera u bënë pjesë e fushatës sensibilizuese.

    Fushata pati në fokus shpërndarjen e dhuratave, të cilat përmbajnë materiale informuese rreth detektimit dhe identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe dhurata përcjellëse me mesazhin se muaji i ngritjes së vetëdijes për këtë sëmundje po përfundon, mirëpo jo luftimi i saj. 

    Gjatë vitit 2019, 30-35 gra në muaj janë diagnostikuar me kancer të gjirit në Kosovë, duke e bërë këtë lloj kanceri dominues në vendin tonë. Duke patur parasyshë të dhënat dhe nevojën e sensibilizimit të grave mbi kontrollat e rregullta për të identifikuar herët shenjat e para të kancerit të gjirit, në përmbyllje të muajit – por jo të luftës, u bë e ditur se agjencia e marketingut ‘Think B’ në Prishtinë ndërmori dhe organizoi këtë iniciativë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark