Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit si dhe partnerë të tjerë të sigurisë rrugore, ka lansuar fushatën rajonale me moton “Një çast për jetën!”.
Kjo ditë vetëdijësuese, e cila mbështetet nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit të Bashkimit Evropian, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në trafik mbi rëndësinë e respektimit të rregullave dhe parandalimin e aksidenteve në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të kësaj fushate, qytetarëve u bëhet thirrje që gjatë udhëtimit të kenë parasysh disa rregulla themelore të sigurisë.
Rekomandimet kryesore janë: Vendosja e rripit të sigurisë, pavarësisht se në cilën ulëse të automjetit jeni ulur, sigurimi i fëmijëve në ulëse të përshtatshme për ta gjatë udhëtimit, mbajtja e helmetës të vendosur dhe të lidhur siç duhet.