Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njofton se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00.
Sipas ujësjellësit, kjo situatë do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.
“Ju njoftojmë se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit( NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në Impiant”, thuhet në njoftim.