Insajderi
Lajme

Fushë Kosovë: Hajnat futen në lokal, vjedhin kasafortën me para

Insajderi
24 November 2025 - 09:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fushë Kosovë: Hajnat futen në lokal, vjedhin kasafortën me para
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 02:50, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e një shtetasi kosovar.

Nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë marrë kasafortën e lokalit, në të cilën dyshohet se kishte para. Policia ka njoftuar se prokurori është informuar dhe se hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve po vazhdojnë.

“VJEDHJE E RËNDË- Fushë Kosovë/23.11.2025-02:50. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark