×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fushë Kosovë: Mërgimtarja pas kthimit në Kosovë merr vesh se i janë vjedhur stoli ari dhe vetura

    Insajderi
    31 March 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua në Fushë Kosovë ka raportuar një vjedhje të rëndë në Policinë e Kosovës.

    Sipas njoftimit të PK’së, ajo është ankuar se kur është kthyer nga mërgimi në Kosovë ka marrë vesh se dikush i është futur në banesë dhe i ka vjedhur stoli ari, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo ka raportuar edhe për vjedhjen e veturës së saj.

    Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.

    “Fushë Kosovë 03.01.2024 . Me 30.03.2024 ankuesja femër kosovare, e cila jeton jashtë shtetit, ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi kishte vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së saj dhe ishin vjedhur, stoli ari si dhe veturën e saj €. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark