Insajderi
Lajme

Fushë-Kosovë: Policia arreston tre persona, zbulohet sasi e madhe droge dhe pajisje për shitje

Insajderi
15 May 2026 - 10:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fushë-Kosovë: Policia arreston tre persona, zbulohet sasi e madhe droge dhe pajisje për shitje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy meshkuj dhe një femër janë arrestuar dje në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë-Kosovë.

Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në veturën dhe banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: 401 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, 110.3 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë, si dhe 120 tableta të dyshuara si ekstazi me peshë 25 gramë.

Po ashtu, si prova materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë, 1 peshore digjitale, si dhe një fletore dhe një bllok xhepi me shënime për shitje të narkotikëve.

Të tre të dyshuarit, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark