×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fushë Kosovë- Punëtori bie nga kati i dhjetë i kompleksit banesor të “Model Slovenia”

    Insajderi
    04 February 2023 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dita e sotme e punës nuk doli të jetë e zakonshme si çdo ditë tjetër. I riu R.Rr., 30-vjeçar, është dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që mori pasi ra nga një lartësi e një objekti ku po punonte punë ndërtimore në rrugën ‘Gjergj Fishta’ në Fushë Kosovë.

    Sinjali mëson se i riu ka rënë nga kati i dhjetë i objektit banesor ‘Model Slovenia’ që është në ndërtim e sipër dhe sipas informacioneve të para, kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me Inspektoratin e Punës, ku kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

    Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në kuadër të veprimeve hetimore është arrestuar pronari i kompanisë ku punon 32-vjeçari.

    Sinjali mëson se bëhet fjalë për kompaninë ndërtimore, “Qlirimi”, pronar i së cilës është Nazif Xhema.

    Xhema është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit, si përgjegjës i kompanisë do të hetohet për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    I njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

    Kujtojmë se muajve të fundit ka pasur disa raste tragjike të vdekjeve të punëtorëve si pasojë e lëndimeve në vendet e punës. Ndonëse këto raste janë në rritje, kompanitë vendore bëjnë shumë pak për përmirësimin e kushteve të punës.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark