Insajderi
Lajme

Fushë Kosovë: Sulmohet me mjete të forta një i mitur

Insajderi
15 December 2024 - 20:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fushë Kosovë: Sulmohet me mjete të forta një i mitur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i mitur ka pësuar lëndime trupore nga sulmi me mjete të forta mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se lidhur me rastin po intervistohet një person si i dyshuar.

“Sot rreth orës  18 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur)”, ka thënë ajo.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark