×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Fushë Kosovë: Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet i dyshuari – i gjendet marijuanë dhe para

    Insajderi
    03 July 2023 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dyshuari G.A, u arrestua në Fushë Kosovë nën dyshimin për trafikim me markotikë.

    I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Në momentin kur policia e kishte ndaluar automjetin ku gjendej i dyshuari, ky i fundit kishte tentuar që të ikte me një çantë në krahëror, por pa sukses.

    Të dyshuarit filimisht iu kontrolluan xhepat e pantallonave ku janë gjetur, 11 qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhanë me peshë 10 gramë, një peshore digjitale si dhe 545 euro.

    “Ndërsa, gjatë kontrollit të çantës së kraharorit i janë gjetur: një qese me narkotik të llojit Mariuhanë me peshë 535 gramë, tetë qese me narkotik të llojit Kokainë me peshë tre gramë, një grinder (mulli) për bluarje të narkotikeve, si dhe një qese e madhe me rreth 1 mijë paketime të vogla të cilat shërbejnë për ndarje të narkotikeve:, thuhet në njoftimin e policisë.

    Në vazhdim të operacionit në konsultim me prokurorin kujdestar është bastisur edhe banesa e të dyshuarit në qytetin e Fushë Kosovës, por që nuk ka rezultuar me gjetjen e ndonjë sendi të dyshimtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark