Futbollisti suedez përjashtohet për shkak të lëshimit të gazrave gjatë ndeshjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Futbollisti suedez përjashtohet për shkak të lëshimit të gazrave gjatë ndeshjes

    Insajderi
    22 June 2016 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një futbollist suedez i është dhënë një karton të kuq pasi lëshoi gazra gjatë një ndeshje futbolli në nivelet e ulëta të futbollit suedez, derisa arbitri gjykoi se veprimet e tij kanë qenë “provokime të qëllimshme”.

    Mbrojtësi i skuadrës nga liga e katërt, Järna SK, Adam Lindin Ljungkvist, i cili ka kryer “sjellje jo sportive” gjatë një ndeshje kundër Pershagen SK, ka shprehur zemërimin e tij në marrjen e kartonit të dytë të verdhë në momentet e fundit të ndeshjes.

    “Kam pasur një dhimbje stomaku, kështu që unë thjesht i lejova gazrat të dalin”, 25-vjeçari i tha gazetës suedeze Länstidningen Sodertalje. “Pastaj unë mora dy kartonë të verdhë e një të kuq. Po, isha i tronditur, kjo është gjë e çuditshme që nuk e kam përjetuar ndonjëherë në futboll”.

    “E pyeta arbitrin: ‘Çfarë! Nuk jam i lejuar për të lëshuar një erë nga stomaku? ‘Jo’, u përgjigj ai’… Unë nuk e bëra atë me qëllim, por ndoshta ai mendonte se unë lëshova gazrat në dorë dhe e hodha drejt tij. Por unë nuk e bëra këtë”, tregon futbollisti suedez, Ljungkvist.

    Arbitri i ndeshjes, Dany Kako, pas ndeshjes tregoi se gjestin e tij e mori si provokim dhe për këtë e cilësoi me karton të verdhë veprimin e Ljungkvist. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark