Insajderi
Showbiz

G Bani: Hyra në Big Brother për lekë e femra të bukura, mendoj Luizin si …

Insajderi
29 April 2025 - 15:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
G Bani: Hyra në Big Brother për lekë e femra të bukura, mendoj Luizin si …
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

G Bani është një nga reperët e gjeneratës më të vjetër në Shqipëri.

Ai mori vëmendje të madhe gjatë këtyre muajve për shkak të hyrjes në Big Brother VIP Albania.

I njëjti në “Mos i bjer me top” ka treguar edhe arsyet se përse mori vendim të futej në këtë format.

G Bani (Foto: Screenshot/YouTube)

Ai përmendi Luizin si një nga personazhet që e ka inspiruar si dhe të tjerë konkurrentë.

“Pranova se kur mendoj Big Brotherin mendoj Luizin atë fenomenin që u bë atëherë sigurisht që janë edhe nga edicionet e tjera disa njerëz të cilët më kanë bërë shumë përshtypje”, u shpreh ai

Në anën tjetër artisti shqiptar pranon se ka qenë i interesuar edhe për famë e para.

“Sigurisht që unë isha shumë i interesuar për famë, lekë e femra të bukura besoj se të gjitha këto lidhen”, theksoi ndër tjerash gjatë intervistës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark