×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    G7 kërkon sqarim nga Rusia për vdekjen e Navalnyt

    Insajderi
    17 February 2024 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrat e Jashtëm të G7 kanë ftuar Rusinë këtë të shtunë që t’i sqarojë plotësisht rrethanat e vdekjes së Alexei Navalnyt, kundërshtarit më të ashpër të brendshëm të Vladimir Putinit.

    Ata kanë shprehur indinjatën për vdekjen në ndalim të Navalnyt, i cili ishte i burgosur padrejtësisht për veprime e tij legjitime politike dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në një qëndrim të lëshuar nga Italia.

    Kryediplomatët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara u takuan në Mynih aty ku presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë armatim.

    Krerë botërore janë rreshtuar për ta fajësuar regjimin e Putinit për vdekjen e Navalnyt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark