×
  • Sport
  • Sport

    Gabi e pranon prekjen me dorë të topit

    Insajderi
    14 April 2016 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve në çerekfinale, por humbi një rast për të dërguar ndeshjen në kohë shtesë pasi që gjyqtarët injoruan thirrjet për një penalti në fund të ndeshjes.

    Kapiteni i Atletikos, Gabi, e ka pranuar se ka prekur me dorë topin por mbetet i pasigurt nëse prekja e topit ka ndodhur brenda zonës së penaltisë.

    I pytur për përfundimin kontrovers të ndeshjes, Gabi tha: “Po, ishte lojë me dorë, por nuk jam i sigurt nëse ka qenë brenda apo jashtë”, ka thënë ai.

    “Nëse ka qenë brenda, atëherë është dashur të jetë penalti”, ka thënë ai, shkruan Goal.com

    Atletiko Madrid fitoi 2 me 0 ndeshjen kthyese të çerekfinales.  Ndeshja e parë përfundoi 2 me 1 për Barcelonën, andaj po të ishte vlerësuar se ka qenë penalti, atëherë ndeshja shumë lehtë do të mund të shkonte në kohë shtesë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark