Insajderi
Lajme

“Gabim trashanik për LDK-në” -Besian Mustafa kritikon votimin e Hashim Thaçit për president

Insajderi
09 January 2026 - 08:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Gabim trashanik për LDK-në” -Besian Mustafa kritikon votimin e Hashim Thaçit për president
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë një paraqitjeje në emisionin Debat Plus, ka deklaruar se votimi i Hashim Thaçit për president nga LDK-ja ka qenë, sipas tij, një gabim i madh.

“Ajo që ka rezultuar me Hashim Thaçin ka qenë gabim trashanik për LDK-në kur e ka votuar dhe ky është mendim personal i imi që ka qenë gabim atëherë dhe LDK duhet me qenë e vetëdijshme për të gjitha veprimet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se në procesin e zgjedhjes së presidentit, elementi kyç është arritja e një konsensusi të gjerë ndërmjet partive politike.

“Ajo që është e rëndësishme për me zgjedh një president është me pas konsensus mes partive politike”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka shtuar se qëndrimi në sallë apo votimi kundër, në rastin e zgjedhjes së presidentit, prodhon të njëjtin efekt.

“Pra, e krijon kuorumin, votove a s’votove e krijon kuorumin, rezultati është i njëjtë, zgjidhet ose nuk zgjidhet presidenti”, ka thënë ai.

Në fund, Mustafa ka theksuar se konsensusi ndërpartiak është i domosdoshëm edhe në rast se kryeministri Albin Kurti synon rizgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente, duke nënvizuar se një proces i tillë kërkon marrëveshje me partitë e tjera politike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark