Gabimet trashanike – deklarohen nga KQZ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gabimet trashanike – deklarohen nga KQZ

    Insajderi
    09 February 2025 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është sqaruar lidhur me gabimet teknike që qytetarët kanë hasur në web-faqe.

    KQZ-ja thotë se për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.

    Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probelemet teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat!“.

    KQZ ka bërë shumë gabime, ku në Podujevë PDK ka dalë me 80%, ndërsa në Pejë LVV ka marrë 100%.

    Edhe në këto momente, web faqja nuk është duke funksionuar.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark