Gabimi i mjekëve gjatë testimit në karantinë, thirrje qindra personave për të bërë testin e HIV - Insajderi
×
LifeStyle

Gabimi i mjekëve gjatë testimit në karantinë, thirrje qindra personave për të bërë testin e HIV

Insajderi
20 October 2020 - 11:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më shumë se 200 persona që qëndruan në të njëjtin hotel karantinë në Victoria, Australi po nxiten të kryejnë testimet për sëmundje të transmetueshme nga gjaku, përfshirë HIV-in, pasi autoritetet pranuan se përdorën të njëjtat pajisje të testimit të gjakut për shumë prej tyre.

Në një deklaratë për shtyp, agjencia shëndetësore “Safer Care Victoria”, tha se po kontaktonte 243 persona që kishin kryer një test të nivelit të glukozës në gjak para 20 gushtit pasi ekzistonte rreziku i viruseve të transmetuara nga gjaku, përfshirë HIV, raporton A2.

“Rreziku klinik i infeksionit është i ulët. Sidoqoftë do t’i bëjmë testet, për siguri”, thanë zyrtarët e qendrës në një deklaratë.

Shkeljet e mëparshme nga udhëtarët që ishin të detyruar të qëndronin për 14 ditë, në hotelet e karantinës çuan në një shpërthim Covid-19 në Melburn, duke bërë që qyteti i dytë më i madh i vendit të kalonte muaj nën një bllokim të rreptë.

Victoria ka raportuar më shumë se 20,000 raste me koronavirus, duke përfshirë mbi 800 humbje jete dhe duke e bërë atë pikën më të nxehtë të Australisë.

Vendi ka raportuar më shumë se 27,400 raste dhe të paktën 905 viktima në total, sipas Universitetit Johns Hopkins.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark