Gadishulli ortodoks ku nuk lejohen gratë dhe kafshët femra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gadishulli ortodoks ku nuk lejohen gratë dhe kafshët femra

    Insajderi
    27 May 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin brenda kësaj jave do të vizitoj malin Athos në Greqi për të shënuar praninë 1000-vjeçare të murgjve ortodoksë rusë atje.

    Mali – një gadishull prej 335 kilometrave katror – mund të jetë zona më e madhe në botë nga e cila gratë, dhe kafshët femra, janë të ndaluara.

    Nëse ju doni të vizitoni malin Athos hapi i parë është që të paraqitni një kopje të pasaportës tuaj tek byroja e pelegrinëve të këtij mali. Çdo ditë, 100 ortodoksë dhe 10 pelegrinë jo-ortodoks pranohen të vizitojnë tre ditë njërin prej manastireve të gadishullit.

    Gratë nuk e kanë të lejuar hyrjen dhe duhet të qëndrojnë pas derisa miqtë e tyre meshkuj përmes portit më të afërt udhëtojnë drejt gadishullit.

    Mount Athos ka ndaluar hyrjen e grave prej më shumë se 1,000 vjetësh – ato nuk lejohen brenda 500 metrave të bregdetit, raporton BBC.

    penins

    Sipas Graham Speake, autor i librit “Mali Athos: Rilindja në parajsë”, statuti i vendosur në këtë gadishull për përjashtimin e kafshëve femra është bërë para 10 shekujve, por thotë se nuk është marrë asnjë vendim në lidhje më gratë, sepse “të gjithë e dinin se gratë nuk janë lejuara të hyjnë në manastire të burrave”, njofton Insajderi.

    Kjo ishte mënyra më e thjeshtë, thotë ai, për të siguruar beqarinë. Gjë që e bën Athos-in të ndryshëm nga manastiret e tjera, thotë ai, është se e gjithë gadishulli “konsiderohet si një manastir të madh”.

    E vetmja specie e gjinisë femërore është ajo e maces, e cila lejohet të qëndroje brenda këtij gadishulli fetar.

    “Nuk ka shumë mace përreth dhe kjo është ndoshta një gjë mjaft e mirë, sepse ato janë të dobishme. Në gadishull e bëjnë një sy qorr, si të thuash, për faktin se ka mace femra”, thotë Speake. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark