Gafa e re e Biden/ Ngatërron emrin e bashkëshortes së Navlany, e quan “Yolanda” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gafa e re e Biden/ Ngatërron emrin e bashkëshortes së Navlany, e quan “Yolanda”

    Insajderi
    23 February 2024 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Joe Biden, i cili u takua të enjten, me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny bëri sërish një gafë. Pas takimit, duke folur për gazetarët, presidenti amerikan ngatërroi emrin e vejushës së Navalny, duke e quajtur atë “Yolanda” në vend të Yulia.

    “Këtë mëngjes pata nderin të takohem me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny. Dhe ia bëra të qartë se ai ishte një burrë me guxim të jashtëzakonshëm dhe është e mahnitshme që gruaja dhe vajza e tij po ndjekin të njëjtin shembull”, tha Biden menjëherë pas takimit të tyre.

    “Ajo që është bërë e qartë për mua është se Yolanda do të vazhdojë të luftojë,” shtoi 81-vjeçari Biden.

    “Ndërsa fokusi i këtij takimi të nivelit të lartë ishin padyshim çështjet kritike të represionit politik dhe administrimit të drejtësisë, ngatërrimi i emrin ngaYuli  në ‘Yolanda’ shkaktoi një stuhi reagimesh.

    Gjatë takimit në Kaliforni, Biden shprehu admirimin e tij për guximin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të Navalny në luftën kundër korrupsionit, për një  Rusi të lirë dhe demokratike, në të cilën sundimi i ligjit do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark