Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, ka deklaruar se presidenti sirian Bashar al-Assad është më i ligë në krahasim me Adolf Hiterlin, për të cilin ka thënë se nuk ka përdorur armë kimike në vitet 1940.
Një gazetar i habitur me këtë deklaratë i ka rikujtuar atij se Hitleri ka përdorur gazin për të vrarë miliona hebrenj.
Duke e përshkruar këtë horror historik, Spicer ka thënë se Hitleri nuk ka përdorur gazin ndaj popullit të tij, njofton dailymail.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulme ajrore ndaj caqeve të kontrolluara nga Assad, pas një sulmi kimik që la dhjetëra sirianë ët vrarë, përfshirë këtue dhe fëmijë./Insajderi.com