Insajderi
Sport

Gallapeni reagon me një mesazh emocional pas humbjes nga Turqia

Insajderi
01 April 2026 - 14:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gallapeni reagon me një mesazh emocional pas humbjes nga Turqia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas disfatës së dhimbshme 0-1 në finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës ndaj Turqisë, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni ka reaguar me një mesazh emocional, duke reflektuar mbi atë që ndodhi në fushë.

Ai theksoi se humbja dhemb, sidomos duke pasur parasysh angazhimin maksimal të ekipit dhe besimin që kishte ekzistuar deri në fund për një rezultat pozitiv. Sipas tij, skuadra dha gjithçka në këtë përballje vendimtare, por nuk arriti të realizojë objektivin.

Gallapeni u ndal edhe te zhgënjimi i tifozëve, duke thënë se e ndjen atë njësoj si gjithë të tjerët, por nënvizoi se momente të tilla e bëjnë ekipin më të fortë dhe më të bashkuar për sfidat e ardhshme.

Në fund, ai falënderoi publikun për mbështetjen e vazhdueshme dhe premtoi se Kombëtarja do të rikthehet më e fortë, me synimin për të luftuar deri në fund për ëndrrat e nisura së bashku.

Postimi pa ndërhyrje i Gallapenit

Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë.

Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund.

E ndjej zhgënjimin e secilit prej jush, por këto momente na bëjnë më të bashkuar, më të uritur për suksese dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.

Faleminderit për mbështetjen, ju premtoj se do të rikthehemi më të fortë dhe do të luftojmë deri në fund për çdo ëndërr që kemi nisur së bashku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark