×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zëdhënësi i KFOR-it: Rreziku ishte që edhe të vritej dikush në Zveçan

    Insajderi
    09 June 2023 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i KFOR-it, Andrea Gallieni tha se trupat e KFOR-it në veri kanë parandaluar eskalimin e situatës nga protesta e 29 majit sepse kishte rrezik për jetën dhe që dikush të vritej.

    Gallieni shtoi se gjatë protestës, shumë ushtarë janë lënduar nga gurët e gjuajtur, mjete shpërthyese të improvizuara dhe nga përdorimi i armës.

    Tutje ai tha se, ishte e qartë që kishte njerëz që donin të protestonin në mënyrë paqësore, por dhe që prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që donin t’i sulmonin trupat e KFOR-it.

    “Në emër të komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ne jemi të kënaqur me sjellën e kontingjentit sepse ndërhyrja e tyre ndërmjet palëve shmangi një problem të madh mes serbëve dhe shqiptarëve sepse aty mund të kishte probleme me rrezik për jetën e që dikush edhe të vritej”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark