×
  • Lajme
  • Lajme

    Gallup: Kosova renditet e 12-a në botë për sigurinë e qytetarëve për të ecur vetëm gjatë natës

    Insajderi
    27 September 2024 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i kënaqur me renditjen e Kosovës në mesin e 10 vendeve më të mira në botë për rezultatin më të lartë të Indeksit të Ligjit dhe Rendit, dhe ndër vendet ku njerëzit ndihen më të sigurt duke ecur vetëm.

    Kjo renditje u bë sipas raportit të fundit të Gallup.

    Po ashtu, Kurti thotë se ‘kjo është një tjetër dëshmi e progresit tonë të vazhdueshëm shoqëror dhe institucional gjatë viteve të fundit’.

    “I kënaqur të shoh Kosovën të renditet në mesin e 10 vendeve më të mira në botë për rezultatin më të lartë të Indeksit të Ligjit dhe Rendit në raportin e fundit të Gallup, dhe ndër vendet ku njerëzit ndihen më të sigurt duke ecur vetëm, duke na vendosur në të njëjtin grup me Bahreinin, Islandën, Luksemburgun dhe Zvicrën. Dua të përfitoj nga ky rast për të uruar agjencitë tona të zbatimit të ligjit që i bëjnë qytetarët tanë të ndihen të sigurt”, shkroi i pari i qeverisë në X.

    Image
    Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark