Dy burra që paraqiteshin si avokatë qëlluan për vdekje një gangster famëkeq brenda një salle gjykimi në kryeqytetin e Indisë, Delhi.
Ata hapën zjarr ndaj Jitender Maan Gogi brenda sallës së gjyqit, ku po dëgjohej çështja kundër tij.
Zyrtarët thonë se policia u përgjigj duke vrarë dy burrat. Policia dyshon se një bandë rivale kishte planifikuar sulmin.
Gogi ishte në listën e më të kërkuarve të policisë në Delhi dhe ai ishte gjithashtu i akuzuar në dhjetëra raste – përfshirë vrasjen, rrëmbimin dhe mashtrimin – në shtete të tjera.
Incidenti ka ngritur pyetje mbi sigurinë e gjykatave të Delhit. Një politikan i lartë tha se incidenti tregoi një gabim serioz në planifikimin e sigurisë, raporton BBC.
Gogi u arrestua në Delhi në mars të vitit të kaluar me akuzën e vrasjes dhe zhvatjes.
Zyrtarët thanë se ai ishte objektiv i shumë bandave për shkak të rritjes së tij të shpejtë në botën e krimit. Por më vonë ai ishte një i dyshuar kryesor në shumë vrasje të profilit të lartë, përfshirë atë të një këngëtari të njohur në Haryana.