×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gara në autostradë- Policia i kap dy vetura duke bërë “filma”, i dënon me nga 400 euro

    Insajderi
    11 April 2024 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pamjet i ngjajnë ndonjë filmi me vetura. Policia e Kosovës i ka dënuar me nga 400 euro, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim të mjetit me veprim motorik dy shoferë që bënë gara në autostradën Mazgit-Trudë.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Policia me anë të një njoftimi të lëshuar në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në postim.

    Policia ka bashkëngjitur një video në njoftim, ku shihen veturat duke garuar. Në video gjenden edhe dënimet që u janë shqiptuar të dy shoferëve. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark