Piloti i Red Bullit, Max Verstappen, ka fituar sot Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi këtë sezon.
Holandezi e nisi garën nga pozita e parë dhe arriti ta ruajë epërsinë deri në fund, pavarësisht presionit fillestar nga piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, i cili u rendit në vendin e dytë.
Në pozitën e tretë përfundoi piloti i Mercedesit, Kimi Antonelli, duke kompletuar podiumin në pistën e Marina Bay në Singapor.
VERSTAPPEN WINS THE SINGAPORE GRAND PRIX!! 🤩 That’s Max’s first win around the Marina Bay Street Circuit 👊 #F1 #SingaporeGP https://t.co/iVXOn2rPnq
— Formula 1 (@F1) October 11, 2026
Dy pozitat e radhës u takuan pilotëve të McLarenit. Lando Norris përfundoi në vendin e katërt, ndërsa bashkëlojtari i tij, Oscar Piastri, u rendit i pesti.
Verstappen e kurorëzoi kështu një fundjavë të suksesshme në Singapor, pasi të shtunën kishte fituar edhe garën Sprint. Triumfi i sotëm shënon fitoren e tij të parë në karrierë në Çmimin e Madh të Singaporit, në paraqitjen e tij të 250-të në Formula 1.
Ndërkohë, Antonelli vazhdon të jetë një nga protagonistët kryesorë të këtij sezoni, duke e forcuar pozitën e tij në garën për titullin e kampionit. /Insajderi.org/