Insajderi
Lajme

Gara për një mandat në fije të perit, projeksionet e Cakollit për 14 mijë vota pa numëruar

Insajderi
06 January 2026 - 23:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gara për një mandat në fije të perit, projeksionet e Cakollit për 14 mijë vota pa numëruar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), performanca e partive në këtë kategori votash ka prodhuar dallime minimale që kanë ndikuar drejtpërdrejt në shpërndarjen e mandateve.

Siç thotë Cakolli, në votat me kusht, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka performuar dukshëm më mirë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke siguruar gati dyfish më shumë vota. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka qenë pak mbi përqindjen e saj në votimin brenda vendit.

Si rezultat, sipas Cakollit, ndarja aktuale e mandateve – LVV 57, PDK 23 dhe LDK 15 – mbetet shumë e pasigurt.

“Dallimi mes koeficientëve më të ndjeshëm për ndarjen e mandateve (LVV 57 – PDK 23 – LDK 15) është vetëm rreth 10 pikë mes secilës, çka në terma praktikë përkthehet në vetëm disa qindra vota neto diferencë në nivel kombëtar, që e kanë bërë dallimin mes mandateve”, ka thënë ai.

“Me rreth 14 mijë vota me postë ende për t’u numëruar, mandati i fundit i të trija këtyre partive mbetet ende në lojë. Brenda këtij konfigurimi, gjasat më reale për ndryshim janë në raportin PDK ↔ LDK, veçanërisht nëse trendi i deritanishëm i votave me postë vazhdon, çka potencialisht mund t’ia rikthejë LDK-së mandatin e 15-të nga PDK-ja, e cila do të zbriste në 22 mandate sërish”, vijon Cakolli.

“Në anën tjetër, LVV e ka të vështirë të arrijë mandatin e 58-të, përveç nëse realizon një performancë edhe më të lartë se ajo paraprake – konkretisht, një nivel rreth ose mbi 80%, krahasuar me rreth 72% sa kishte deri më tani në votat me postë”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark