Rreth 100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas.
Siç ka njoftuar Misioni i ShBA-së në NATO, për Aleancën, siguria dhe stabiliteti i Kosovës është i rëndësie të veçantë.
“Pjesëtarë të Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Idahos po vendosen jashtë vendit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Këta qytetarë-ushtarë do të trajnohen në Teksas, para se t’i bashkohen Operacionit Gardiani i Përbashkët për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka thënë misioni i ShBA-së në NATO.
Saying farewell
— U.S. Mission to NATO (@USNATO) September 6, 2024
Members of the Idaho Army National Guard are deploying overseas in support of the NATO peace-keeping mission in Kosovo.
These citizen-soldiers will receive training in Texas, before joining Operation Joint Guardian for a year. The security and stability of… pic.twitter.com/g5okAJqQ2l
E presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar çdo amerikan që shërben në Kosovë.
“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemra të hapura. Jemi falënderues për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë, krahë nesh”, ka shkruar Osmani në X.