Gashi i quan “sadaka” të Qeverisë 56 milionët për Kosovën B – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gashi i quan “sadaka” të Qeverisë 56 milionët për Kosovën B

    Insajderi
    08 April 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Astrit Gashi e ka komentuar marrëveshjen që nënshkroi dje Korporata Energjetike e Kosovës me kompaninë amerikane General Electric, për modernizimin e turbinave të termocentralit Kosova B.

    56 milionët e Qeverisë, ai i ka quajtur “sadaka”. Ka thënë se kaq para, por edhe më shumë i investonte nëpër blloqe çdo vit Bashkimi Evropian

    “55 milion euro per 35-40më/h nga TC Kosova B pas 3 vitesh. Kjo po qe eshte nje arritje madhore e strategjike ne fushen e energjise. Aq para edhe me shume i pat investu ne blloqe cdo vit per disa vite te pasluftes Bashkimi Evropian hic pa e qeverise kete vend. Sadaka ata, sadaka keta!”, ka shkruar Gashi.

    Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këto investime rezultojnë në prodhim të shtuar të përafërt me ndërtimin e një centrali të ri të energjisë elektrike.

    “Rëndësia e këtij modernizimi nuk mund të theksohen mjaftueshëm. Kapaciteti i njësive do të rritet nga 14 deri në 17 megavat. Pas rekonstruktimit që do të bëhen në Turbinën e Presionit të Lartë dhe atij të Ulët nuk do të kemi nevojë për riparime të shpeshta kapitale; ato do të jenë të nevojshme vetëm çdo 8 apo 9 vite”, deklaroi Kryeministri.

    Ai përmendi edhe se si kompania e njejtë kishte dizejnuar para katër dekadash teknologjinë e këtyre turbinave.

    “Ka shumë kuptim që sot jemi këtu, bashkë e pranë kompanisë General Electric. E njëjta kompani që e kishte dizajnuar teknologjinë e termocentraleve zona në 1983 dhe 84, dhe tash do të bëjë modernizimin e Kosova B, për të siguruar që do të Kosova B do të vazhdojë e fortë edhe për dekadat në vijim”, tha Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark