Insajderi
Lajme

Gashi ironizon pas takimit Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi

Insajderi
18 August 2026 - 20:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi ironizon pas takimit Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka ironizuar lidhur me takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, si dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut.

“U mbars mali, polli ni mi”, ka filluar shkrimin Gashi. Sipas tij, këto takime mes dyshes Kurti-Abdixhiku s’po prodhojnë asgjë, shkruan Insajderi.

“Shumë zhurmë, shumë premtime, shumë pritje e në fund, asgja. Kjo asht ajo që ndodh kur propaganda e zëvendëson punën, e pushteti madhështinë e premtimeve”, deklaroi ai.

Kurti e Abdixhiku thanë se diskutuan për kriteret e presidentit të ardhshëm, por s’përmenden emra të propozuar. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark