×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gashi me kritika për EULEX-in: Neglizhuan rastin ‘Toka’

    Insajderi
    24 April 2022 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Leotrim Gashi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, që monitoron dhe raporton nga zhvillimet në sistemin e drejtësisë ka treguar për InDoks se çka kanë gjetur ata gjatë monitorimit të këtij rasti.

    Ai është kritik edhe ndaj vet EULEX-it para se ky rast të u bartej prokurorëve e gjyqtarëve kosovarë.

    Sipas rasti fillimisht u neglizhua nga EULEX për t’u zvarritur tutje nga vendorët.

    “Në një aktakuzë kishte vendosur 22 persona në mesin e tyre edhe ish-deputeti Syla dhe në tjetrin 24 persona në të cilin përfshiheshin veprat penale, krim i organizuar, korrupsion, mashtrim në detyrë , nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, pastrim i parave dhe vepra tjera penale. EULEX pasi kishte ngritur aktakuzën kishte mbajtur një seancë në vitin 2016 dhe pasi kishte konfirmuar aktakuzën kishte kaluar 2 vite derisa kishte filluar faza e shqyrtimit gjyqësor, me vet fillimin e shqyrtimit gjyqësor në vitin 2018 ne e kemi parë neglizhencën fillestare të bërë nga EULEX për shkak se akoma pa filluar gjykimi ishte dashur që të ndërrohet kryetari i trupit gjykues. Pra ishte një gjyqtar tjetër i EULEX dhe erdhi një tjetër”, është shprehur ai për InDoks.

    Edhe pse lënda kaloi tek vendorët, nuk kaloi pa zhurmë. Dikush nga EULEX së paku po shprehte dyshime.

    “Pasi që u ndërrua ky trupi gjykues akoma pa filluar pa deklaruar pafajësinë të akuzuarit për shkak të mandatit të EULEX-it ishte dashur që lënda të kalojë tek gjyqtarët e prokurorët vendorë dhe e mbajë mend në atë kohë prokurori i EULEX-it që kishte ngritur aktakuzat tha që me këtë vendim të EULEX-it i bije që ky rast ka përfunduar për shkak se do të kalojë tek vendorët”, tha ai.

    Tutje ai tregon për zvarritjen që iu bë rastit.

    “Pasi që lënda kalojë tek vendorët, fillojë ajo diku rreth 10-9 seanca gjatë viti 2018 me radhë dështuan disa herë mungonin të akuzuarit, herën tjetër mungonin të akuzuar tjerë, problemet me trup gjykues poashtu kishin ndikuar të shtyhen seancat. Dhe diku në fund të vitit 2018-te ishte arritur të mbahej më në fund seanca e parë në të cilën të akuzuarit dhanë fjalën e tyre hyrëse edhe prokurori dhe në vitin  në fund të 2019-ës ishte mbajtur 6-7 seanca në të cilin ishin dëgjuar edhe dëshmitarë në fillim të 2020-ës ishte arritur në nivelin e deklarimit që i bije gati faza përfundimtare, ku pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe provave tjera që i ka posedu prokuroria fillon dëgjimi i të akuzuarve ku ka mundur të bëhen pyetje edhe prokurori edhe mbrojta”, ka thënë ai.

    “Akoma pa shkuar pa përfunduar të gjithë të akuzuarit sa e di vetëm ish-deputeti, Azem Syla kishte dhënë mbrojtjen e tij në të cilën ai kishte thënë që është një aktakuzë e orkestruar dhe e dirigjuar nga Beogradi, dhe pa kaluar shumë të akuzuar në këtë fazë për shkak edhe të pandemisë ishte shtyrë seancat në afat të pacaktuar dhe kur u kthye sistemi për të punuar kryetari i trupit gjykues është avancuar në gjykatën e apelit kjo kishte ndikuar që përsëri lënda, një lëndë kaq e rëndësishme akoma pa u marrë një vendim në shkallë të parë ti dërgohet një gjyqtari tjetër. Pasi ju dërgua me dispozitat e Kodit të procedurës penale i bije që në momentin që ndërrohet i bije që rasti duhet të fillojë nga pika 0”, shtoi Gashi.

    InDoks | Tokat e Dajës – Gjykimi që shpërfaq dështimet e Drejtësisë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark