×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gashi: Nuk e di a janë gjetur mostrat e Deharit

    Insajderi
    10 March 2023 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në media u publikua lajmi se janë gjetur mostrat e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit të cilat ishin zhdukur që nga muaji dhjetor.

    Në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Gazeta Nacionale, ka reaguar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili ka deklaruar se nuk e di nëse janë gjetur mostrat ende.

    Gashi ka shtruar edhe disa pyetje për gazetarët në lidhje me personat që janë nën hetime apo ata të cilët janë në burg.

    “Po thone u gjeten…!Disa gazetar po me pyesin se a jan gjetur mostrat e Astrit DeharitUne po ju them se nuk e di. Po nese ju e din qe jan gjetur a e dini kush eshte nen hetime apo ne burg per zhdukjen e mostrave nga Instituti i mjekesis ligjore ne Prishtine”, ka shkruar ai në facebook.

    Postimi i plotë:

    Po thone u gjeten…!

    Disa gazetar po me pyesin se a jan gjetur mostrat e Astrit Deharit

    Une po ju them se nuk e di

    Po nese ju e din qe jan gjetur a e dini kush eshte nen hetime apo ne burg per zhdukjen e mostrave nga Instituti i mjekesis ligjore ne Prishtine.

    Po ju nese e dini qe kokan gjete mostrat e Astritit , a mos e dini kush i gjeti

    A mos e dini ku u gjeten, a mos e dini a u ndrruan tiketat e afatshmerise se eprovetave.

    Apo jan ato origjinale te nentorit 2016

    A mos e dini kush eshte pergjegjes per zhdukejn e kushe eshte ”hero” qe i gjeti.

    Apo kan me than ne Institut …qaty jon kan po jan pshtjell pak, sepse pak kush nuk e din as aty pshtillen shume gjera, aty ka raste qe ta bajne pa problem vrasjen si vetevrasje, aty ta bajn kulaqin qysh te ju teket

    Aty ka shume pune Policia dhe Prokuroria

    Po aty jan gjerat shume misterioze varesisht se kush qka punon e per kend punon.

    Rroga e vogel eshte aty, po per disa eshte fitim i madhe sepse ka pas qe 23 vjet shume projekte ne shume milona euro po pak rezultat korekt.

    Nese mua nuk me besoni pyteni prindet e Astritit , pyeteni familjaret e te zhdukurve nga lufta,pyteni familjen Sopa, mos e pyteni familjen e Dino Asanjt sepse ata nuk flasin , ende besoj qe jan te frikesuar…!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark