×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi për letrën e Gërvallës: Një letër e çuditshme nga kuptimi përmbajtjesor dhe procedural

    Insajderi
    16 May 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se letra e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për Asociacionin, i është dërguar njeriut të gabuar.

    Gjatë një deklarimi për medie para gazetarëve, Gashi tha se ministrja Gërvalla i dërgoi letër kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, se Kosova po e përgatit Asociacionin, derisa shtoi se Asociacioni nuk ka qenë kërkesë e Asamblesë.

    “Letra e Gërvallës, një letër e çuditshme nga kuptimi përmbajtjesor dhe procedural, pasi Kosova ka mbet jashtë procesit për anëtarësimin në KiE në komitetin e ministrave dhe kjo letër shfaq që i drejtohet personit të gabuar. Nga ajo që ka dalë publike është që i drejtohet kryetarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ajo e ka kryer punën dhe nuk ka përse t’i thuhet atij për Asociacionin sepse Asociacioni nuk është kërkesë e KiE-së. Një përgjigje natyrale e kryetarit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së do të ishte: pse ma ke dërgu këtë letër mua kur tash kjo është jashtë fushës së veprimit të Asamblesë Parlamentare? Asambleja ka marrë vendim dhe e ka aprovuar raportin, raporti nuk parasheh kërkesën për themelimin e Asociacionit”, tha Gashi.

    Ai para seancës parlamentare që pritet të mbahet sot, tha se do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare që janë ën rend të ditës në kuvend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark