Rep artisti me origjinë shqiptare, Labinot Gashi, i njohur me emrin artistik “Gashi” ka publikuar të enjten projektin më të ri muzikor të tij.
”Sleeping on my left”, titullohet krijimi i fundit artistik i reperit që tërë karrierën e tij e ka kaluar në Shtetet e Bashkuara. Kënga është lansuar në Spotify, platformën e muzikës digjitale.
Gashi, po ashtu ka paralajmëruar një tur koncertesh në SHBA dhe Kanada. Turi është titulluar: “Out the door 2022”.
Në rrjetet e tij sociale, ai ka lajmëruar fansat se në cilat koncerte gjendet gjatë ditëve të kësaj vere.