Insajderi
Lajme

Gashi shpërthen ndaj Abdixhikut për Sejdiun: Idiotësi në veprim, pse e gjetën atë emër?

Insajderi
02 September 2026 - 22:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi shpërthen ndaj Abdixhikut për Sejdiun: Idiotësi në veprim, pse e gjetën atë emër?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka shpjeguar arsyet pse nuk e mbështet kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Gashi ka përmendur disa arsye për kundërshtimin e tij, ndër to mungesën e balancimit të pushteteve, kredencialet kushtetuese dhe disa vendime të Sejdiut, si dhe mënyrën procedurale se si është propozuar kandidatura brenda partisë.

“Elementi i parë është balancimi i pushteteve që mungon, i dyti është elementi i kredencialeve kushtetuese dhe vendimeve që i ka marrë, që janë skandaloze, ndërsa i treti është elementi procedural brenda partisë, i cili është i gabuar”, tha Gashi në Dukagjin.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është përzgjedhur kandidati, duke thënë se Abdixhiku është dashur ta dinte se disa deputetë, përfshirë Avdullah Hotin, nuk do ta mbështesnin Sejdiun.

“Unë mendoj që është idiotësi në veprim (nga zoti Abdixhiku), po sepse ata u dashtë me ditë që ka deputetë që këtë emër të përveçëm kanë edhe arsye personale mos me votu, u dashtë me ditë që Avdullah Hoti në asnjë rrethanë nuk e voton, pse e gjetën atë emër. Është politike, janë aty pesë arsyet e para politike”, deklaroi ai.

Gashi e ka cilësuar gjithashtu si të gabuar politikisht vendimin për ta propozuar Sejdiun, duke e lidhur këtë me rezultatin zgjedhor të LDK-së.

“Personi që e ka shkatërruar partinë, i ka humbur 100 mijë vota, ta ka përgjysmuar numrin e deputetëve dhe e shpërblen për President. Çfarë logjike politike ka? Pse ekzistojmë ne në politikë nëse e bëjmë këtë veprim?”, tha Gashi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark