Insajderi
Lajme

Gashi s’tërhiqet prej akuzave ndaj Rashiqit: Për këto punë ka edhe procesverbale

Insajderi
07 September 2026 - 13:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gashi s’tërhiqet prej akuzave ndaj Rashiqit: Për këto punë ka edhe procesverbale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i ka reaguar ministrit në detyrë, Nenad Rashiq, pasi ky i fundit i mohoi pretendimet se ka deklaruar se “shqiptarët janë terroristë”.

Gashi me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se gjithçka çka deklaroi është e vërtetë dhe se për këtë gjë ka edhe procesverbale, shkruan Insajderi.

“Krejt çka kam thënë është e vërtetë. Po ta kujtoj një pjesë: vetë ke treguar, në një takim jashtë Kosovës me përfaqësues të organizatave të rëndësishme — nuk po i përmend për hir të konfidencialitetit — për rastin e djalit tënd të mitur dhe lëndimin e dorës së tij. Të thosha se integrimi është i mundur. Më vjen mirë që je bindur se Policia e Kosovës u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

““Por të përgëzoj që tash e ke kuptuar se ke qenë gabim. Për këto punë ka edhe procesverbale”, vijon deklarimin Gashi.

Reagimi vjen pasi të hënën gjatë ditës ministri në detyrë mohoi pretendimet e deputetit, duke i cilësuar akuzat si “gënjeshtra banale”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark